‘Zgjohu’ SPAK! Mijëra pula të ngordhura dyshohet se nuk janë groposur/ A janë çuar për sallam në treg?!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22.03.2022, 16:33

340 mijë pula kanë ngordhur në Shqipëri, pasi janë prekur nga gripi i shpendëve. Ky është numri i deklaruar së fundmi nga Ministria e Bujqësisë, teksa ka dyshime se shifra është edhe më e lartë, gati 1 milionë. Shumica e shpendëve të ngordhura janë groposur, ndërsa 120 mijë pula pritet të asgjësohen nga autoritetet përkatëse.

Groposja e shpëndëve u bë një problem i madh në ditët e para kur gripi u njoftua nga ministria e Bujqësisë. Në një nga fermat që pati shumë pula të ngordhura, këto të fundit qëndruan për pak ditë në oborr, pa u groposur, ndërsa institucionet ‘luanin ping-pong’ me njëra tjetrën se kujt i takonte kjo përgjegjësi. Gjithashtu, numri i pulave të ngordhura, flitet se është shumë më i lartë nga ajo që ka deklaruar ministria e Bujqësisë, pasi që para konfirmimit të rasteve, u regjistruan mijëra pula të ngordhura në disa ferma të Durrësit dhe Shijakut, dhe për këtë ka dyshime nëse u tentua që qytetarëve t'u fshihet e vërteta.

Por ku kanë shkuar këto pula që dyshohet se nuk janë groposur?

Lidhur me këtë, SPAK, duhet të nisë një hetim të mirëfilltë, pasi, sipas ligjit, çdo shpend i ngordhur si pasojë e një sëmundjeje duhet të groposet.

Duke qënë se numri i pulave të groposura është shumë i ulët, në krahasim me atë që flitej para konfirmimit të rasteve me gripin e shpendëve, lindin dyshimet se mos pulat e ngordhura janë tregtuar për 'mish' dhe sallam në treg.

Për këtë nuk ka nisur ndonjë hetim, por Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj kompanive që operojnë si dhe institucioneve shtetërore me dyshimet se nuk janë respektuar rregullat për karantinimin. Dyshohet se kompanitë private, pronarët e të cilëve janë miq me ministren e Bujqësisë, dhe vetë institucionet nuk kanë respektuar ligjin që është në fuqi për karantinimin.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit