Besimtarët bektashinj festojnë sot ditën e Sulltan Novruzit

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 22.03.2022, 08:38

Gjatë ditës së sotme të gjithë besimtarët e Bektashizmit, do të festojnë ditën e Sulltan Novruzit që përkon me ditëlindjen e Imam Aliut në Qabe. Sa i përket kuptimit të kësaj feste, “Novruz” vjen nga persishtja dhe do të thotë “Dita e re”, ndërsa "Sulltan" e bën më të rëndësishme këtë ditë. Kjo ditë e rëndësishme që përkon me lindjen e shpresës dhe mirësisë për njerëzimin festohet edhe ne vende te tjera të botës myslimane, Ymmeti. Në Shqipëri festohet më 22 mars, ndërsa në Kosovë më 21 mars dhe zgjat 3 ditë. Në Afganistan, Azerbaixhan, Gjeorgji, Irak, Iran, Kazakistan, Taxhikistan, Turkmenistan, Uzbekistan festohet nga data 21 mars dhe zgjat 4 deri në 7 ditë. Në vendin tonë kjo ditë dekretua si festë kombëtare në vitin 1996. Dita e Novruzit, ( Noërouz, Nooruz, Navruz, Nauroz ose Nevruz), në gjuhën perse do të thotë ‘ditë e re’ dhe është festuar për më shumë se 3000 vite. Kjo ditë festohet sapo ndodh ekuinoksi pranveror. Besimtarët bektashinj shkëmbejnë dhurata apo vizita nëpër shtëpitë e njëri tjetrit. Sa i përket tryezës, nuk duhet kurrsesi të mungojë uji, veza, qirinjtë dhe jeshillëqet. Dekori i tryezës duhet të ketë një tabaka e madhe prej argjendi, e rrethuar nga fidanet jeshile të farave të grurit të vendosura në qendër, qirinj dhe vezë të lyera me numrin e anëtarëve të familjes përreth.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit