Gjatë ditës së djeshme në Tropojë u regjistrua një ngjarje tragjike, teksa si pasojë e shembjes së një galerie kromi në fshatin Lajthiz, mbetën të vdekur dy minatorë. Minatorët Adil Dautaj 41-vjeç dhe Afrim Zhutaj 43-vjeç, mbetën të pajetë në 1000m thellësi dhe trupat e tyre u nxorrën disa orë pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit. Pas ngjarjes policia ka arrestuar në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.
Tropojë
Arrestohet në flagrancë drejtuesi teknik i subjektit për shfrytëzimin e mineralit të kromit, ku ditën e djeshme, humbën jetën dy punonjës.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Tropojë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, shtetasin:
A. R., 45 vjeç, banues në Bajram Curri, me detyrë drejtues teknik në subjektin për shfrytëzimin e kromit.
Arrestimi i tij u bë sepse më datë 19.03.2022, në fshatin Lajthizë, për shkak të mosmarrjes së masave për sigurimin teknik nga ana e tij, në galerinë minerare, kanë humbur jetën dy punëtorë, shtetasit A. D., 41 vjeç dhe A. Zh., 40 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprën të mëtejshme.