Blen kosin e fëmijës tek SPAR, gruaja ngel pa fjalë kur mëson se kishte skaduar dy javë më parë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 19.03.2022, 21:49

Supermarketet e vendit tonë, përtej “emrit të madh” duket se në të vërtetë zbatojnë një politikë aspak normale kur vjen puna tek skadencat e produkteve që tregtojnë për konsumatorin final. Kështu një qytetare ka denoncuar pranë redaksisë së Joq Albania se ka blerë një kos për fëmijën e saj në supermarketin “SPAR”, por kur ka arritur në shtëpi ka parë me tmerr se produkti ishte i skaduar.

Nuk bëhej fjalë për skadencë prej 1 dite por për plot 2 javë. Pra produkti kishte qëndruar në raftet e marketit prej të paktën dy javësh dhe askush nga stafi nuk e kishte parë. Ky nuk është rasti i parë kur qytetarët denoncojnë produkte të skaduara, të cilët me sa duket supermarketet përpiqen t’ua ngecin klientëve për të përfituar sa më shumë, edhe pse produktet kanë skaduar. Nuk dihet ndërkohë se ku kanë përfunduar inspektorët e AKU-së. Ndoshta në kafet që ndodhen pranë institucionit?

Në vijim denoncimi i qytetares:

Pershendetje JOQ, sapo bleva nje produkt fëmijësh ne SPAR, e cila prej 2 javesh flinte e skaduar ne raft. E tmerrshme. Skadenca 04.03.2022. Nuk eshte hera e pare qe neper raftet e supermarketeve shiten produkte te skaduara. Faleminderit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit