Tragjike/ Trupat e dy minatorëve të vdekur u gjendën në 1000m thellësi

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 19.03.2022, 19:33

Një ngjarje e rëndë tronditi Tropojën ditën e sotme pasi u dha lajmi i rëndë se dy minatorë gjenden vdekjen tragjike si pasojë e shembjes së një galerie kromi në fshatin Lajthiz.

Viktima të kësaj ngjarje mbetën Adil Dautaj 41-vjeç dhe Afrim Zhutaj 43-vjeç. Ata mbetën në bllokuar në galerinë e minierës dhe u gjetën të pajetë disa orë pas ndërhyrjes së ekipeve të shpëtimit.

Minatorët e ndjerë mbetën të bllokuar në galeri së bashku me 4 kolegë të tjerë të tyre rreth orës 11:54 të parafitës në rreth 1000m thellësi. Zhutaj, ishte baba i tre fëmijëve.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit