Marrëdhëniet e Monika Kryemadhit dhe Lulzim Bashës ka qenë të shkëlqyera në kohët e opozitës së bashkuar deri para zgjedhjeve të 25 Prillit kur vendosën të merrnin pjesë si parti të ndara.
Aurela Basha i dërgonte lule kryetares së LSI për ditëlindje, teksa kjo e fundit ia shpërndante dhuratën në story-t e Instagram në shenjë falenderimi publik.
Por këto marrëdhnie tashmë jo vetëm janë thyer, por janë acaruar në nivele të tejskajshme që kur Berisha bëri Alencë me LSI në atë që quhet Shtëpia e Lirisë në zgjedhjet e pjesshme lokale.
E ftuar në një emision televiziv, Kryemadhi e ka cilësuar çiftin Basha si spiunë të infiltruar rusë në Shqipëri.
”Lulzim Basha është infiltrim në jetën politike shqiptare me një qëllim të vetëm fuqizmin e elementit rus në Shqipëri, dëmtimin e rolit të Shqipërisë, uljen e ndikimit të Shqipërisë në rajon si lider për çështjen e stabilitetit dhe fuqizimin e Serbisë. Nëse pyet strategë të ushtrisë amerikane, angleze dhe ushtrisë shqiptare, Rusia kurrë nuk do të vinte në Shqipëri me rusë. As me kompani ruse, as me politikanë pro rusë. Rusia do vinte në Shqipëri me njerëz që Shqipëria nuk do ti konsideronte kurrë armiq. Me njerëz të shkolluar në vendet e Benelux-it. Lulzim Basha bashkë me bashkëshorten tij kanë qenë elementët që u duheshin”, tha Kryemadhi.