RAPORTI: Vodafone MERR PENG numrat e abonentëve shqiptarë!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 17.03.2022, 18:51

Në një raport të fundit të AKEP, si rezultat i një hetimi mbi portabilitetin e numrave të kompanive telefonike shqiptare, janë bërë me dije disa fakte tronditëse në shkelje flagrante të ligjit.

Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka zbuluar në hetim se kompania Vodafone, ndryshe ndaj dy operatorëve të tjerë më të përdorur në treg, One dhe Albtelecom… merr peng në kuptimin e plotë të fjalës, numrat e abonentëve shqiptarë të kësaj kompanie, pasi nuk i lejon klientët të ndryshojnë kompani telefonike duke ruajtur të njëjtin numër ashtu siç ligji parashikon dhe duhet të garantojë.

Në këtë mënyrë Vodafone thyen të drejtat e klientit dhe shkel parimin e portabilitetit. Kjo kompani jo vetëm që nuk gjobitet nga ligji, por përfiton tendera në shuma kolosale nga instucionet qeveritare.

RAPORTI I AKEP PËR ALBTELECOM:

“Në bazë të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës inspektuese, dhe materializuar në proces verbalin e inspektimit Nr. 41, datë 21.12.2021, G.I konstatoi se subjekti i inspektimit ka shfaqur vullnet pozitiv në përmbushjen e detyrimeve dhe rekomandimeve të lëna nga strukturat e AKEP, pёrgjatё inspektimeve te mёparshme.”

RAPORTI I AKEP PËR ONE:

“Në bazë të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës inspektuese, dhe materializuar në proces verbalin e inspektimit Nr. 40, datë 21.12.2021, Grupi inspektimit (G.I) konstatoi se subjekti i inspektimit ka shfaqur vullnet pozitiv në përmbushjen e detyrimeve dhe rekomandimeve të lëna nga strukturat e AKEP në inspektimin e mëparshëm .”

RAPORTI I AKEP PËR VODAFONE:

“Në bazë të dokumentacionit të administruar gjatë procedurës inspektuese, G.I. konstatoi se në veprimtarinë e sipërmarrësit objekt inspektimi rezultojnë shkelje të përcaktimeve të Rregullores Nr.43, datë 22.09.2016 ‘Për mënyrën e zbatimit të portabilitetit të numrit’. Gjithashtu GI, pasi ka administruar dokumentacionin ka konstatuar se sipërmarrësi nuk ka korrigjuar plotësisht rekomandimet e lëna nga inspektimi i mëparshëm i kryer në harkun kohor 2020-2021.

GI, nё respektim tё afateve kohore, ka vijuar me marrjen e Vendimit Përfundimtar të Inspektimit nё datë 19/01/2022. Sipërmarrësi bazuar nё nenit 136 të ligjit Nr.9918/2008, ka paraqitur ankim administrativ pranë Këshillit Drejtues të AKEP, lidhur me Vendimin Pёrfundimtar tё Inspektimit.

Brenda afateve ligjore KD e AKEP, do tё marrё nё shqyrtim ankimin administrativ tё sipёrmarresit duke dalё mё pas me vendim pёrfundimtar. Çёshtja ёshtё nё proces administrativ.”

Po ashtu Vodafone, ka dalë kundër vendimit të Ministrisë së Brendshme dhe institucionit në varësi të saj ku tenderi për numrat “06941” është fituar nga një konkurrent superior ndaj Vodafone, sipas raporteve të fundit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit