Mori lekët tona dhe iku! Çfarë bëri Maluma me sytjenat që iu hodhën në skenë? I mori apo i la në Shqipëri?!

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 17.03.2022, 09:25

Koncerti i Malumës, këngëtarit kolumbian i cili mori vëmendjen e portaleve dhe shqiptarëve solli në kohë shprehjen e urtë popullore: “Kërcen prifti nga belaja”, pasi në një kohë krize ku pushtetarët na mësuan të kursejmë, vetë ata, por edhe shumica e vajzave shqiptare të tërbuara pas Malumës ‘derdhën’ një lum parash për këngëtarin dhe koncertin që ai mbajti në Tiranë e cila kishte goxha kosto të larta. Pagesat për të nisin nga 600.000 $ deri në 1.5 MLN $ të paguara këto nga taksat tona. Gjithsesi ato që ikën, ikën, por pyetja që lind është se ku shkuan reçipetat që u hodhën në skenë teksa Maluma këndonte? Për të gjithë ata që se panë këtë ‘skemë’ kujtojmë se për rreth 90 minuta, ylli kolumbian ndezi atmosferën duke performuar disa nga hitet e tij. E një moment shumë pikant gjatë koncertit ishte ai kur dikush i hodhi në skenë një palë reçipeta rozë. Maluma i mori dhe i vari te mbajtësi i mikrofonit teksa pamjet bënë xhiron e rrjetit. Por çfarë ndodhi me sytjenat dhe ku përfunduan ato pas koncertit? Sipas një prej pjesëtares së agjencisë që u kujdes me organizimin e koncertit të këngëtarit kolumbian, Maluma i ka marrë me vete këto sytjena rozë që krijoi atmosferë të nxehtë në sheshin Nënë Tereza. Vlen të theksohet se Maluma nuk është hera e parë që përballet gjatë performacës në skenë me goca që i hedhin sytjena, pasi ky gjest është bërë dhe herë të tjera në koncertet e tij. Vallë... sa palë sytjena ka grumbulluar Maluma në koncertet e tij?! Më e rëndësishmja, cila nga vajzat shqiptare hoqi reçipetat dhe ia hodhi Malumës?

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit