Ditën e sotme deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar kundër projektligjit për legalizimin e martesave të gjinisë së njëjtë.
Kodi Civil nuk është miratuar në mungesë votash nga anëtarët e Kuvendit. Nga 77 deputet të pranishëm në sallë, pro këtij ligji votuan 28 deputetë, kundër votuan 29 deputetë dhe 4 deputetë abstenuan.
Gjatë ditës pati edhe diskutime në lidhje me këtë, teksa kryeministri Albin Kurti tha se “Të drejtat e njeriu janë të secilit njeri” dhe bëri thirrje për votimin e projektligjit.