Është shumë e vështirë që Shqipërinë, ta gjesh të renditur në vendin e parë për ndonjë ngjarje apo fenomen specifik, por kur ndodh, na nxihet faqja para të gjithë botës.
Së fundmi, reddit.com, në bashkëpunim me ‘DataIsBeautiful’ ka publikuar një nga hartat që rrëzon propagandën e shëmtuar të një qeverie rilindase, kur flet për mirëqënie dhe taksat më të ulëta në rajon.
Sipas hartës së mëposhtme dhe një studimi të mirëfilltë, Shqipëria renditet në vendin e parë , për faktin se, një shqiptar duhet të harxhojë 26.59% të rrogës për 60 litra karburant (në analizë është marrë rroga mesatare).
Pra, thënë me fjalë ‘popullore’, për një serbator plot, një shqiptar duhet të harxhojë 26.59% të pagës së tij, nëse merr sa rroga mesatare (diku tek 50 mijë lekë të reja).
FIKSOJENI MIRË! Më shumë se çereku i rrogës shkon për 60 litra karburant nëse merrni sa paga mesatare.
Në vendin e dytë në botë renditet Pakistani dhe në vendin e tretë Filipinet. Ndërkohë në vendin e fundit renditet Venezuela.
Kjo hartë, ndoshta ju shton dëshirën për ta braktisur sa më parë Shqipërinë, por njëkohësisht ju bën më të vetëdijshëm se sa shumë na vjedhin në sektorin për të cilin qytetarët kanë shtatë ditë që protestojnë.
Burimi: DataIsBeautiful