Nafta, nafta, por vaji po bën namin. Prej dy ditësh, JOQ ALBANIA ka publikuar çmimin skandal të vajit, ku litri kishte shkuar në 350 lekë. Por sot në Elbasan, dyshohet në një Big Market, çmimi për litër i vajti ka kapur shifrën rekord.
409 lekë ka shkuar litri i vajit Olim në Elbasan. Pronari i kësaj kompanie, Artan Mene, ka përfituar nga situata dhe nga ‘lufta’ e Ramës e po ‘ia ngop’ popullit çmimin e vajit gati sa dyfishi i litrit të naftës.
Ndërkohë, pak minuta më parë, JOQ ALBANIA, publikoi se në Angli, çmimi i litrit të vajit është vetëm 1,2 paund për litër, duke parë dhe duke kuptuar që lufta në vendet e tjera nuk ka asnjë ndikim, ama në Shqipëri, qytetarëve po u mblidhet laku në grykë.
Vaji është produkt i domosdoshëm për familjen, por kjo nuk i mjafton Denar Bibës, kreut të Autoritetit të Konkurencës që të nisë hetimet apo të gjobisë me 10% të xhiros vjetore kompanitë që thyejnë konkurrencën në treg. Kjo situatë i leverdis Bibës, vetëm që të hapë gojën ‘sa do?’ dhe të mbushë xhepin nga oligarkët që e kanë bërë vajin e luledellit si vaji i ullirit.
Nëse mendoni se Ukraina po heq shumë nga bombardimet e Rusisë, shkoni njëherë në Big Market, në sektorin e vajit dhe aty do të përjetoni goditjen më të fortë që keni marrë ndonjëherë.