Çdo qytetari të vendit i ka rënë në sy gjatë ditëve të fundit rritja në mënyrë të frikshme të çmimit të produktit bazë të shportës së konsumit, bukës. Çmimi ka kapërcyer nga 70 Lekë të disa ditëve më parë në 100-120 Lekë sot.
Nëse protestat masive kundër oligarkëve të naftës bënë që qeveria të ndërhynte në treg dhe të ulte çmimin ndjeshëm, atëherë bie pyetja se kur do protestojnë shqiptarët për rritjen me 50 Lekë të bukës?!
Nëse ende nuk ishit të informuar, rreth një javë më parë kreu i Autoritetit të Konkurrencës Denar Biba, i njëjti që Rama ka emëruar anëtar të Bordit të Komisionit për Naftën, refuzoi të gjobiste oligarkët e miellit në Shqipëri.
Vlefta e gjobës do ishte 10% e xhiros vjetore të secilës kompani, por Biba i konkurrencës votoi kundër duke i lënë oligarkët e miellit t’ia hedhin paq me abuzimin e çmimit të bukës që po kryejnë drejt konsumatorëve të varfër shqiptarë.
DERVISH DOMI (ATLASMILLS)
Në mënyrë unanime, Roland Hysa i (Miell Tirana), Fiqiri Ismaili i Agro Blend (Mielli Diamond), Dervish Domi i AtlasMills dhe Agron e Fuad Haxhiymeri të (Miellit Prima), rritën çmimin e shitjes së miellit për pronarët e furrave të bukës dhe aakush nuk bëri zë pasi të gjithë janë të fokusuar tek nafta.