“Shqiptarët që duan të protestojnë po shndërrohen në manifestues nga njerëzit e Edi Ramës si Adriatik Lapaj”

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 12.03.2022, 13:43

Nga KASTRIOT MYFTARAJ

Shqiptarët që duan të protestojnë po shndërrohen në manifestues nga njerëzit e Edi Ramës si Adriatik Lapaj etj.

Qëkurse u njoftua rritja e çmimit të naftës, me të gjithë pasojat e pritshme, Edi Rama e kuptoi se do të grumbullohej zemërim popullor që do të shpëthente mbi qeverinë e tij me protesta tronditëse, nëse nuk kanalizohej për t’ u shkarkuar nëpërmjet një valvule. Dhe Rama e gjeti valvulën, shndrrimin e protestës në manifestim fjalimesh. Rama e dinte se njerëzit do të grumbulloheshin spontanisht në protesta dhe këto protesta duheshin marrë nën kontroll, që të mos shkallëzoheshin aq sa të përbënin rrezik jetik për qeverinë e tij.

Protestat e vërteta në Shqipëri kanë një model, atë që u mbajt në 21 janar 2011. Kjo protestë u thirr nga Partia Socialiste në opozitë dhe partitë aleate të saj. Partia Socialiste, madje në thirrjen zyrtare për popullin u shpreh për një demonstratë proteste dhe tha se nuk mbante përgjegjësi nëse turma e zemëruar dilte jashtë kontrollit. Madje personalisht Edi Rama, në emisionin “Top story” të Sokol Ballës i dha një ultimatum në televizion kryeministrit Berisha, një ditë para protestës, duke i kërkuar që të jepte dorëheqjen nëse nuk donte të largohej duke shkelur mbi kufoma. Edhe Berisha mund të kishte nxjerrë në atë kohë një “Adriatik Lapaj” para Kryeministrisë që të iniconte një protestë popullore me synimin për ta tjetërsuar në manifestim fjalimesh duke thënë se politikanët duhet t’ i rrijnë larg protestës. Dhe kur Adriatik Lapajt thotë këtë gjë ai ka parasysh politikanët e opozitës se nuk ndodh që me protestat të bashkohen politikanët në pushtet. Ky Adriatik Lapaj kërkon që në protestat e tij të shndërruara në manifestim të mos marrin pjesë politikanët, me përjashtim të njërit prej tyre, Adriatik Lapajt vetë!

Ky Adriatik Lapaj që thotë se politikanët duhet të rrijnë larg protestave është vetë një politikan, që kur ka zgjedhje parlamentare del si kandidat për deputet, dhe pas zgjedhjeve na del si njeri i shoqërisë civile. Protestuesit duhet t’ i bëjnë thirrje opozitës që të marrë pjesë në protesta dhe të ndihmojë për organizimin e tyre, sepse protestën e 21 janarit e organizoi opozita e kohës me në krye Edi Ramën dhe mirë bëri. Është e drejtë madje detyrë e opozitës që të organizojë protesta popullore kundër qeverisë atëherë kur është e nevojshme.

Por protestuesit sot duhet të refuzojnë që liderët e opozitës të dalin në protesta në rolin e oratorëve për të fituar kredit. Nëse duan le të rrijnë si qytetarë në mes të turmës. E bashkë me ta edhe Adriatik Lapaj.

Berisha nuk nxorri një “Adriatik Lapaj” në 21 janar 2011 se atë do ta kishte zhveshur lakuriq dhe shtruar në dajak turma e protestuesve të thirrur zyrtarisht nga opozita e kohës. Askush nuk do të guxonte të bënte rolin e këtij Lapajt në 21 janar 2011. Dhe mbani parasysh se protesta e 21 janarit 2011 u mbajt për një videopërgjim për një aferë 700 mijë euro të një hidrocentrali të vogël katundi. Çfarë duhet të ishte bërë fjala vjen kur u zbulua se bosët e inceneratorëve udhëtonin me Arben Ahmetajn në të njëjtin automjet që u përmbys në Kumanovë, ose më saktë dikush u kujdes t’ ua bënte të ditur shqiptarëve se kush qëndronte vërtet pas pronarëve të rremë të kompanive të inceneratorëve.

Misionarët e paguar të Edi Ramës të llojit Adriatik Lapaj, që dalin si protagonistë po i shndërrojnë protestuesit në manifestues, në dëgjues të fjalimeve të tyre. Dhe pasi kënaqin dëshirën për oratori, iu thonë të pranishmëve që të shpërndahen qetësisht, me qytetari, a thua se kishin marrë pjesë në një shfaqje artistike.

Protestat antiqeveritare në të gjithë botën janë të dhunshme. Vetë Edi Rama pas 21 janarit 2011, duke dashur që të shfajësohet për dhunën e protestuesve tha se kemi parë si ndizet flakë Parisi, Londra, Roma por shteti nuk vret protestues. Në të vërtetë ka pasur të vdekur në protestat e kryeqyteteve europiane dhe amerikane.

Protestuesit duhet të dëbojnë njerëzit e paguar të Ramës si Adriatik Lapaj që po i shndërrojnë me sukses protestat në manifestime.

Në Shqipëri çdo protestë antiqeveritare duhet të nisë të selia e Kryeministrisë dhe të përfundojë te Ambasada Amerikane. Sepse Kryeministri Rama është kreu i një regjimi që e sundon Shqipërinë me licencë amerikane për diktaturë të maskuar me procedura të demokracisë së rreme, licencë kjo e llojit të narko-juntave të Amerikës Latine, si e Noriegës dikur në Panama.

Ky Adriatik Lapaj i cili pas protestave takohet krenarisht me ambasadoren amerikane në Shqipëri Yuri Kim, në çdo vend të Amerikës Latine do të ishte zhveshur lakuriq nga protestuesit dhe do t’ i kishin ngulur një banane nga pas, si simbol i politikanëve të shitur të epokës së republikave të bananeve, domethënë të shteteve latinoamerikane të nënshtruar ndaj SHBA që dikur shërbenin veç si prodhues bananesh për tregun amerikan.

Daljet e Adriatik Lapajt te Arian Çani para protestave, ashtu siç ndodhi mbrëmë, i paguan personalisht Edi Rama si pjesë e operacionit për t’ i shndrruar protestat në manifestime. Është lojë e madhe kjo e Lapajt, është një lojë që Berisha nuk guxoi ta bëjë në 21 janar se nuk gjeti asnjë guximtar. Arian Çani e di mirë këtë gjë dhe sa mendoni juve se kërkon për të bërë rolin e tij në këtë lojë. A nuk ka thënë vetë Arian Çani në emision e tij se ka çmim shumë të shtrenjtë kur është fjala për të promovuar politikanë? Bëhuni te mençur o njerëz që doni të protestoni. Ju dilni si protestues dhe iu shndërrojnë në manifestues. Sa më shumë që të dilni juve aq më shumë para i kërkojnë Ramës Lapaj dhe Çani.

Protestat e sotme duhet të kenë si hymn atë këngën partizane:

“Revolucioni që ka nisë,

tym edhe flakë qielli i Shqipërisë!”

Në janar 1997 Edi Rama ka bërë thirrje publike për djegien e institucioneve shtetërore në një apel publik të nënshkruar prej tij ku thuhet:

“Është e pritshme që një popull që nuk e lë t’ i korrigjojë institucionet e pushtetit me votën dhe opozitën e tij, t’ i korrigjojë ato me flakë.”

Kështu thuhet në një apel të datës 28 janar 1997 drejtuar opinionit publik, partive politike, Ushtrisë, Policisë, si dhe përfaqësive diplomatike në Tiranë. Midis nënshkruesve të këtij apeli është edhe Edi Rama. Apeli është botuar në gazetat “Zëri i Popullit” dhe “Koha Jonë”. (gazeta më e madhe e opozitës socialiste në atë kohë), si dhe në revistën e tij “Përpjekja”.

Në këtë apel publik thuhen për regjimin e Berishës të asaj kohe gjëra që vlejnë për regjimin e Ramës sot:

“Hap pas hapi pushteti i Berishës

u hoqi shqiptarëve të drejtën e porsafituar të demostrimit,

u ngushtoi në minimum hapësirën e porsafituar të informacionit,

u hoqi pavarësinë e porsafituar të gjykatave,

ua ktheu televizionin e porsaçliruar në një mjet fyerjeje dhe presioni

u shkatërroi mjedisin natyror dhe u ndoti mjedisin shpirtëror,

i përçau sipas logjikës leniniste ‘o me ne, o kundër nesh!’

rahu dhe burgosi padrejtësisht,

shkatërroi opozitën

i vodhi popullit mundësinë e vetme për të shpëtuar nga kjo klikë, votën e lirë.

Grabitja e madhe financiare, për të cilën shqiptarët protestojnë sot, është pjesë e grabitjes së madhe politike, pjesë e krimit që ka ndjellur krimin, i cili në thelb është krimi ndaj lirisë.” Kështu thoshte Edi Rama në 1997, sot në 2022 ka 9 vjet në pushtet dhe të gjitha këto gjëra i ka bërë vetë, madje në përmasa më të mëdha. Pra e ka merituar korrigjimin me anë të flakës nëse nuk largohet vetë./Kastriot Myftaraj

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit