Pas protestës reporterja e JOQ Albania përfundon në spital

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 12.03.2022, 01:18

Që qeveria e Edi Ramës nuk e ka “qejf” JOQ Albania dihej prej kohësh. Kjo pasi media jonë i nxjerr të “palarat” sheshit. Por, që Policia e Shtetit e cila supozohet se duhet të mbrojë dhe respektojë qytetarët, të urdhërohet për të dhunuar stafin është e paimagjinueshme.

Dita-ditës policia humb terren nga misioni i saj. Jo vetëm që nuk i mbron dhe respekton qytetarët, por është kundër tyre duke i dhunuar, shantazhuar dhe injoruar ata.

Reporterja e JOQ Albania ka përfunduar në spital, pasi efektivët e Policisë së Shtëtit e goditën me grushte dhe shkelma, teksa ajo ishte në krye të detyrës në protestën para Kryeministrisë për rritjen e çmimit të naftës dhe produkteve të konsumit.

Kujtojmë se pak para se reporterja të dhunohej, edhe operatori i JOQ i cili ishte po ashtu gjatë kryerjes së detyrës u sulmua nga një civil.

“Pas pamjeve live qe keni ndjekur, Flm per shqetesimin tuaj me sms. Sipas grafive qe me bene, rezulton se kam pesuar shembje nga grushtat dhe shkelmat e policeve. Stafi i spitalit te traumes u kujdes menjehere per mua dhe gjendja ime eshte mire. Falenderoj policine per kete frymezim qe po me jep! Te gjitha pamjet jane te dy rasteve ku policia me ka goditur, nuk kam qene duke bere asnje lloj veprimi antikushtetues.Heren e pare me nje goditje ne kraheror. Heren e dyte me gjuajten shkelma kembeve kur po kujdesesha te merrja nje vajze perdore qe po e shtypnin turma e policeve. Neser ne oren 11:00, do te jem serish ne krye te detyres sime!”-u shpreh reporterja e JOQ Albania.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit