Që qeveria e Ramës e ka halë në sy JOQ ALBANIA-n për shkak të palarave që i nxjerr në vjedhjet që bëhen në tendera, kjo nuk ka kurrfarë dyshimi, por që civilët të urdhërohen për të goditur stafin e kësaj mediaje, është e turpshme.
Ditën e sotme, teksa operatori i JOQ ALBANIA, ishte duke bërë detyrën e tij në protestën në Durrës, një polic civil, i është afruar dhe e ka shtyrë me forcë.
Operatori është përgjigjur që është pjesë e medias, por civili ka vazhduar që ta shtyjë. Më pas ai i ka bërë foto operatorit. Ky i fundit i ka kërkuar se pse i është bërë fotoja, por ka marrë si përgjigje një goditje me grusht.
Kjo nuk është hera e parë që punonjës të medias sonë dhunohen dhe intimidohen nga forcat e policisë.
Më poshtë mund të shikoni edhe pamjet.