Organizata Botërore e Shëndetësisë i ka kërkuar Ukrainës që të shkatërrojë patogjenët me rrezik të lartë të vendosur në laboratorët e shëndetit publik të vendit për të parandaluar "çdo rrjedhje të mundshme" që do të përhapte sëmundje në mesin e popullatës. Ekspertët e biosigurisë thonë se lëvizja e trupave ruse në Ukrainë dhe bombardimet e qyteteve të saj kanë rritur rrezikun e "arratisjes" së patogjenëve që shkaktojnë sëmundje, nëse ndonjë prej këtyre objekteve dëmtohet. Ashtu si shumë vende të tjera, Ukraina ka laboratorë të shëndetit publik që hulumtojnë se si të zbusin kërcënimet e sëmundjeve të rrezikshme që prekin si kafshët ashtu edhe njerëzit, duke përfshirë, së fundmi, COVID-19. Laboratorët e saj kanë marrë mbështetje nga Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe OBSH.
Në përgjigje të pyetjeve nga Reuters në lidhje me punën e saj me Ukrainën përpara dhe gjatë pushtimit të Rusisë, OBSH tha se ka bashkëpunuar me laboratorët e shëndetit publik ukrainas për disa vite për të promovuar praktikat e sigurisë që ndihmojnë në parandalimin e "lëshimit aksidental ose të qëllimshëm të patogjenëve". Si pjesë e kësaj pune, OBSH-ja i ka rekomanduar fuqimisht Ministrisë së Shëndetësisë në Ukrainë dhe organeve të tjera përgjegjëse që të shkatërrojnë patogjenët me kërcënim të lartë për të parandaluar çdo rrjedhje të mundshme”. OBSH nuk pranoi të tregonte se kur e kishte bërë rekomandimin dhe as nuk ka dhënë specifika në lidhje me llojet e patogjenëve ose toksinave të vendosura në laboratorët e Ukrainës.
Të mërkurën, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova përsëriti një pretendim të kahershëm se Shtetet e Bashkuara operojnë n ë një laborator bio-luftë në Ukrainë, një akuzë që është mohuar vazhdimisht nga Uashingtoni dhe Kievi. Zakharova tha se dokumentet e zbuluara nga forcat ruse në Ukrainë treguan "një përpjekje urgjente për të fshirë provat e programeve biologjike ushtarake" duke shkatërruar mostrat e laboratorit.
Burimi:usnews Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA