Një banor i fshatit Xhafzotaj në Durrës raporton për redaksinë tonë se një ujk që del çdo ditë në të njëjtin vend, është kthyer në një rrezik të mundshëm për kalimtarët dhe sidomos për fëmijët që shkojnë në shkollë. Ndonëse video është bërë mbrëmjen e sotme, banori shprehet se ujku del çdo ditë edhe në mëngjes dhe se në atë zonë ka shumë lëvizje.
Nuk dihet nëse ky shqetësim është ngritur më parë, por shpresohet se do ketë ndonjë reagim nga strukturat e qeverisjes vendore, para se të jetë vonë, pasi rasti duket me të vërtetë serioz. "Ujku ne mes te xhafzotajs del përmes shpiave. Ne te njejtin vend cdo mëngjes kalojne shume femije per te shkuar ne shkoll. Eshte dicka serjoze. Eshte shum e rrezikshme sepse aty ka shum popullsi edhe femije shum"- shkruan qytetari.