“Rama jep muzikën me koncesion” Leku letër mban klubet hapur pas 23:00

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.03.2022, 19:01

Ju kujtohet ish-ministri i Mjedisit Blendi Klosi i cili në kohën kur kishte shpërthyer pandemia deklaroi se: Muzika përhap virusin… Epo kjo logjikë u zbatua me urdhër të shkruar por jo në veprim.

Para pak ditësh nga Komiteti i Ekspertëve u njoftuan masat e reja të cilat në vend të jepnin informacion mbi vijimësinë e kufizimeve të vendosura nga qeveria, nxitën disinformacion për bizneset dhe klubet e natës. MSH njoftoi heqjen e orës policore dhe kufizimeve pas orës 23:00 për qytetarët dhe bizneset.

Në një urdhër të ri të shpërndarë nga Policia e Shtetit, ky urdhër është përdhosur pasi pas orës 23:00 të mbrëmjes në shkresë thuhet se ndalohet muzika dhe urdhërohet mbyllja e klubeve të natës, diskove dhe lounge-bareve.

Dhjetra denoncime kanë mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, mbi urdhrin e PSH i cili bie në kundërshtim me atë të MSH duke krijuar konfuzion.

Pasi parashtruam talljen e institucioneve me qytetarët, le të procedojmë me parashtrimin e situatës reale… Siç e dimë këto urdhra mbeten thjesht të shtypura në letër pasi në Tiranë dhe jo vetëm, në të gjitha klubet e natës, duke përmendur këtu ata të oligarkëve të fuqishëm Covid nuk ekziston e për më tepër hell valle e kërcen me pushtetarët nën tingujt e lartë të muzikës.

Këto janë benefitet e të qenit i pushtetshëm, por benefitet e të qenit biznesmen janë paratë në dorë.

Kjo situatë thjesht ka mësuar në mënyrë kronike efektivët e policisë së shtetit t’i nënshtrohen lekut nën dorë, në mënyrë që pronarët e bareve apo klubeve të vazhdonin veprimtarinë e tyre të biznesit.

A do të thotë kjo që Rama e ka dhënë muzikën me koncesion? A nënkupton kjo që e drejta e këtij shërbimi në klube të ushtrohet vetëm nga ata që paguajnë për ta pasur?!

Gjykuar nga situata dhe dhjetra raste të denoncuara nga qytetarët për JOQ Albania kjo gjë ndodh me llafe goje, pa letra formale.

Të dashur qytetarë, ju ftojmë të na dërgoni duke denoncuat çdo rast të shkeljes së ligjit të vënë nga qeveria Rama përsa i përket favorizimit të bizneseve që bie në kundërshtim me urdhrin e MSH dhe çdo rast flagrant nga ana e Policisë së Shtetit që luan rolin e sekserit në këtë koncesion.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit