Në një prononcim para gazetarëve jashtë selisë së PD, Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk është dita për analizë po për reflektim.
PD nën drejtimin e Bashës i humbi të 6-ta bashkitë teksa Bardhi u shpreh se ndien trishtim që i sheh demokratët me mllef ndaj njëri-tjetrit.
“Nuk është dita për analizë, por për reflektim. Ndjej trishtim që kam parë demokratë që kanë mllef ndaj njëri-tjetrit, ndërkohë që kanë bërë bashkarisht për 8 vite betejat bashkë”, deklaroi Bardhi ndër të tjera.