Lufta Rusi-Ukrainë “prek” vetëm Shqipërinë/ Në vendin tonë nafta 240 L/Litër, në Strugë 150 lekë

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2022, 20:23

Fakti që është rritur nafta në Shqipëri nuk do të thotë se edhe në vende të tjera ka shkuar çmimi në stratosferë. Burime për JOQ Albania bëjnë me dije se nafta në Maqedoninë e Veriut, konkretisht në Strugë është 150 lekë për litër. Po, mirë e lexuat. Siç duket lufta Rusi-Ukrainë ka “prekur” vetëm Shqipërinë.

Çmimi i naftës në Shqipëri është jashtëzakonisht i lartë dhe rëndon xhepat e shqiptarëve, ndërsa Rama e justifikon rritjen për shkak të sulmeve ruse ndaj Ukrainës. Qytetarët e Shqipërisë, të detyruar nga rritja galopante e çmimit në vendin tonë kanë shkuar drejt Maqedonisë së Veriut për të furnizuar makinat me karburant, pasi çmimi është tepër i ulët.

Mesazhi i dërguar pranë redaksisë së JOQ Albania:

Pershendetje nafta ne Maqedoni 150 lek. Shif çfarë bjm nga halli. Ndryshimi me shqiperin. Mundet ta postoni ka ndodhru ne struge. Anonim te lutem.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit