“Pse hynë pulat në tokën time?” Si nisi sherri mes 63-vjeçarit dhe të rinjve në Skrapar

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 05.03.2022, 15:59

Detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me sherrin e ndodhur ditën e sotme në Skrapar, ku dy të rinj goditën xhaxhanë e tyre me sende të forta. Burime për mediat bëjnë me dije tashmë se sherri nisi kur pulat e 63-vjeçarit hyrën në tokën e të rinjve. Pas kësaj vëllezërit qëlluan 63-vjeçarin me leva dhe shkopinj bejsbolli duke i shkaktuar plagë të rënda në kokë.

Njoftimi i Policisë:

Poliçan, Skrapar. Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Skrapar u bë arrestimi i shtetasve A.I., 32 vjeç dhe E.I., 30 vjeç, banues në Potom, Skrapar, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe për motive të dobëta kanë goditur me sende të forta dhe i kanë shkaktuar dëmtime në kokë shtetasit P.I., 63 vjeç, banues në Potom, Skrapar, i cili po mer mjekim në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Gjithashtu nga specialistët e Seksionit për Krimet në Stacionin e Policisë Poliçan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V.B., 31 vjeç, banues në Poliçan, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj babait të tij. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit