Fermeri denoncon: E-albania s’punon prej një jave, nuk duan që ne të përfitojmë naftën falas

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.03.2022, 17:20

Ministria e Bujqësisë njoftoi para pak kohësh se aplikimet për skemën e karburantit për bujqësinë për vitin 2022, do të kryhen nga data 25 shkurt 2022 deri në 25 mars 2022. Nëpërmjet kësaj mbështetje, fermerët do të mund të përfitojnë mesatarisht nga 70-100 L naftë falas për çdo hektarë tokë të mbjellë, në varësi të kulturave bujqësore.

Duke ditur se çmimi i karburanteve në vendin tonë sa vjen e rritet edhe më shumë, nevoja e fermerëve për karburant falas shtohet edhe më tepër. Sapo erdhi data fermerë nga i gjithë vendi nisën aplikimet e tyre në e-albania ashtu siç kërkohet në procedurat e parashikuara nga ministria. Por me rritjen e çmimit të karburanteve duket se edhe e-albania po has në disa 'vështirësi' dhe 'probleme teknike'.

Një fermer i cili ka shkruar në redaksinë tonë ditën e sotme ka treguar 'problemin teknik' me të cilin është përballur në e-albania prej 1 jave. Ai ka treguar se për të përfituar në skemën e naftës i duhet certifikata e aktit të vdekjes së pronarit dhe këtu lind problemi. Aplikimi për këtë dokument bëhet në e-albania dhe komunë, por në komunë prej 4 ditësh nuk ka internet, ndërsa në e-albania shërbimi nuk kryhet. Sipas qytetarit e gjithë kjo bëhet për të penguar qytetarët të aplikojnë për naftë falas.

Mesazhi i qytetarit:

Prsh JOQ, dua te denoncoj problemin qe ka E-Albania prej 1 jave. Per te perfituar skemen e naftes per fermeret duhet qe pronari i tokes te aplikoj vet ose ne rast se ai ka vdekur familjari i tij duhet nxjer certifikat nga akti vdekjes. Kemi shkuar dhe ne komunë per te nxjer këtë certifikat por na thonë qe ska internet prej 4 ditesh.Kjo behet per te penguar fshataret qe te aplikojn per naften falas. Faleminderit dhe anonim ju lutem.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit