Ditën e djeshme qeveria shqiptare përmes një VKM-je vendosi t’i jepte përdorimin e detit dhe plazhit në Gjilekë të Himarës, një kompanie pas së cilës fshihet Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe bashkeshorti i ministres Olta Xhaçka.
Bazuar në dokumente, rezulton se kompania që do të investojë në resortin luksoz në plazhin e Gjilekës është AGTÇ Hotel Management. Vitin e kaluar kompleksi me emrin “Dreamades Luxury Suites” mori statusin e investitorit strategjik dhe sipas dokumenteve në QKB, pas kësaj kompanie qëndron një shtetase amerikane e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Mirëpo vihet re se kompania në fjalë nuk ka eksperiencë në ndërtimin e resorteve, pasi është themeluar vjet në datë 25.06.2021.
Në lidhje me këtë ka reaguar edhe vetë Gaçi, i cili u shpreh se është investitori strategjik dhe se i takon zona e plazhit përballë hotelit për të vendosur shezlongët. Ai shtoi se mes tij dhe kompanisë “AGTTC Hotel Management” është nënshkruar një kontratë ku njëra palë do të bëjë investimin dhe pala tjetër menaxhimin e resortit.
Gaçi tha:
