Janë publikuar momentet e fundit të Emiljano Ramazanit, vetëm 22 sekonda para se të qëllohej për vdekje më 20 korrik 2020. Ai kishte ndaluar ndalur me makinën e tij në sheshpushimin e pallatit ku banonte në vendin e njohur si ‘Rrethrrotullimi i Luleve’ në Elbasan. Siç shikohet edhe nga pamjet e publikuara nga News 24, makina e drejtuar nga viktima shfaqet në hyrje të objektit dhe 22 sekonda më pas, pasi Emiljano Ramazani ndalon makinën e tij në sheshpushimin e pallatit, kamerat e sigurisë kanë kapur momentin e kryerjes së krimit.
Autori afrohet dhe sigurohet që objektivi është ende në makinë dhe qëllon drejt tij në distancë të afërt nga xhami i përparmë i pasagjerit. Emiljano Ramazani nuk ishte një emër i panjohur për drejtësinë shqiptare, pasi pak vite më parë ishte arrestuar për trrafikim të lëndëve narkotike të llojit kokainë. Gjithashtu në vitin 2012 ai u arrestua së bashku me pesë persona të tjerë, me të cilët bashkëpunonte në shpërndarjen e lëndëve narkotike. Viti 2017 ka qenë viti i fundit që ai u arrestua po për të njëjtën vepër penale.
