Pasditen e sotme u regjistrua një aksident i rëndë në Qerret të Durrësit, si pasojë e të cilit humbi jetën një person. Sipas Syri thuhet se viktima është një 18-vjeçare e identifikuar si Floriana Kolgjini.
Raportohet se e reja është përplasur nga një makinë sapo ka zbritur nga furgoni i shkollës. 18-vjeçarja ishte maturante në gjimnazin “Isif Hoti”. Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur dhe dy persona të tjerë, një prej të cilëve është motra e viktimës.