Edhe nëse ju jeni duke jetuar poshtë një shkëmbi, sërish duhet ta keni dëgjuar se Islanda është një nga vendet më të bukura në tokë.
Atje jetojnë rreth 320 mijë persona, ama vendi është i tejmbushur me turistë që vijnë nga e gjithë bota për të parë natyrën e saj të pasur.
Vullkane të zhurmshme, male të mprehta, akullnaja, një vend që ka gjithçka. Nuk jeni të bindur? Në këtë fotogaleri të postuar nga "Panda" do të gjeni pamjet më të bukura nga ky vend.
Nëse dëshironi që të kurseni disa para, atëherë është mirë që të udhëtoni në dimër, pasi në këtë periudhë të vitit gjithçka është më e lirë edhe pse do të keni pak orë të ditës për të shfrytëzuar.
Qëndrimi në hotele, marrja e makinave me qira, ushqimi në restorant, janë këto ana e shtrenjtë e Islandës, por në dimër gjithçka është më e lirë, ndaj nëse keni ndonjë mendje të keqe është mirë të shkoni në atë vend.