Veteranët e UÇK-së i përgjigjen thirrjes së Zelenskyt për të luftuar ndaj rusëve

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 01.03.2022, 19:32

“Ne i kemi rezistuar dhe i kemi zmbrapsur me sukses sulmet e armikut. Luftimet vazhdojnë në qytete dhe rajone të ndryshme të vendit tonë. Ne i kemi prishur planet atyre. Ata nuk kanë asnjë avantazh ndaj nesh. Çdo ukrainas duhet të ketë parasysh një gjë: nëse mund të ndaloni dhe shkatërroni pushtuesit, bëjeni. Të gjithë ata që mund të kthehen, të kthehen për të mbrojtur Ukrainën.Të gjithë miqtë që duan të bashkohen me ne, ju lutemi ejani, ne do t’ju japim armë”- kështu u shpreh presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pak ditë më parë në një deklarat për mediat.

Ndërkohë thirrjes së tij për të luftuar kundër rusëve kanë vendosur t’i përgjigjen disa veteranë të UÇK-së. Pak më parë ata kanë shkruar në redaksinë tonë ku bëjknë me dije se se dëshirojnë t'i dalin në ndihmë Ukrainës, ndërsa kërkojnë të lidhen me ambasadën e Ukrainës në Tiranë. Një ndër veteranët e UÇK-së është Feriz Deliu.

Mesazhi i veteranëve të UÇK-së:

Prshndetje si mund te kontaktojm me ambasaden e ukrahines drejt per drejt. Jem nji grup veteran nga kosova qe deshirojm ti dalim ne ndim luftes ne Ukrahin. Si mundemi me udhtu ne ukrahin a mundi me na lidh me ambasaden e ukrahines ne tiran. Feriz Deliu fshati kabash 61000 viti.Fb.Feriz kabashi. Nji rusi e dobt eshte nji shqipri e fort. Ne jem vullnetar pa interesa personale. Jem luftar te tri luftrave qlirimtare te diciplinuar dhe liri dashs me moral te lart komtar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit