Duke qenë se Rusia nuk po i ndal bombardimet ndaj Ukrainës, titullarët e shtetit shqiptar të frymëzuar nga kjo situatë lufte ia kanë vënë bombën Buxhetit të Shtetit. Pra hedhje në erë e taksave të qytetarëve, sidomos atyre të studentëve shqiptarë.
Në një tender të fundit të UT, është tejkaluar Fondi Limit me 233 MLN Lekë shtesë. Bëhet fjalë për rikonstruksionin dhe shtimin me një kat të FSHS, në një tender të dyshimtë ku është thyer çdo cak.
Lloji i kontratës është Marrëveshje Kuadër, teksa për këtë procedurë nuk është bërë publik asnjë dokument. Fitues janë shpallur kompania BOE ULZA dhe GJEOKONSULT & CO, në pronësi përkatësisht të Ndue dhe Nikolin Shpanit, kompani zotëruese e një koncesioni dhe Gjeokonsult në pronësi të Hamit Mustafës.
Kush ka marrë pjesë në këtë procedurë tenderimi publik nuk është e qartë, e për më tepër shpërdorimi i parave publike, më shumë se 200 MLN Lekë.
Pse duhej që Hoxha të thyente parimin bazë të PP, që është përzgjedhja e ofertës ekonomike më të favorshme? Jo vetëm ta thyente, por ta kthente këtë tender në një shpërdorim të parave publike me një shumë alarmante.