Ambasada e Ukrainës në Shqipëri ka njoftuar se ka ngritur një shtab për të ofruar mbështetje humanitare për viktimat e sulmeve ruse në Ukrainë. Nga kushdo që ka dëshirë dhe mundësi, kërkohet që të ofrojë ndihmën e vet.
Gjërat më të rëndësishme që kërkohen janë: mbulesa termike, qese gjumi, batanije, dyshek palestre, dyshekë, mushama, jastëkë; produktet e higjenes për trupin, pasta dhe furça dhëmbësh, pelena dhe leter higjenike, peshqirë letre, antiseptik, alkool, maska me shumë perdorim dhe më një përdorim; fashot, solucione dezinfektimi, tenda, shtretër kampingu, soba, tenxhere, peshqir mikrofibër, enë tavoline më shumë përdorim; Bateri, qirinj, elektrik dore; ushqime: ujë, ushqim i gatimit të shpejtë, bar myesli energjetike, fruta të thata, arra, ushqime të konservuara, makarona, drithëra të çastit.