Një veturë para disa ditësh eksplodoi para një pompe të benzinës në Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar sot se lidhur me rastin i cili ndodhi më 7 shkurt, tanimë ka identifikuar viktimën që vdiq brenda veturës. Policia ka thënë se identifikimi është bërë me anë të ADN-së.
Ndërsa gazetademos sipas burimeve të veta mëson se viktima është biznismeni nga Ferizaji Xhelal Selimi-Kosumi i cili do të varroset sot.