Një aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme në Fier. Mësohet se një 46-vjeçar me iniciale H.M duke drejtuar motomjetin e tij ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Q. T., 67 vjeç, banues në Adë, Fier. Ndërkohë mësohet se edhe vetë shoferi ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Njoftimi i policisë Fier
Informacion paraprak/ Sot rreth orës 11:10, në fshatin Kafaraj, shtetasi H. M., 46 vjeç, banues në Vlorë, duke drejtuar motomjetin ka aksidentuar me pasojë vdekjen shtetasin Q. T., 67 vjeç, banues në Adë, Fier. Drejtuesi i motomjetit është dërguar në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.