Lajmet e rreme në Kosovë të sponsorizuara nga Rusia dhe Serbia

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.02.2022, 09:10

Lajmet e rreme apo fake news të sponsorizuara nga jashtë po gjejnë vend edhe në Kosovë.Sefer Isufi, kolonel i Forcës së Sigurisë së Kosovës tha se lufta hibride, lufta e lajmeve të rreme përmes Serbisë dhe Rusisë kanë ndodhur në Kosovë.Ai theksoi se FSK është munduar t’u paraprijë informacioneve të rreme dhe ketë vëmendjen tek pasojat që kjo luftë hibride mund të sjellë.“Qarqet ruse përmes Serbisë kanë kryer operacione të luftës hibride në Kosovë. Ne kemi qenë të vëmendshëm që t’i ndalojmë veprimet e luftës hibride që kanë qenë si lajme të rreme dhe për këtë kemi qenë të vetëdijshëm dhe i njohim pasojat se çfarë mund të sjellin ato”, tha Isufi. Kreshnik Gashi, kryeredaktor i kallxo tha se Kosova duhet të përmirësohet në aspektin e trajtimit të lajmeve të rreme.“Ne duhet me u forcu shumë sepse kemi problem me lajmet e rreme që janë duke u qarkulluar në vendin tonë”, tha ai.Ndërsa deputeti i Kuvendit të Kosovës, Haki Abazi, theksoi se lufta hibride është një taktikë dhe pjesë e ‘luftës.“Mendoj se është taktika e luftës hibride, një gjë e tillë u bë edhe në Ukrainë para sulmit. Tradicionalisht luftërat janë bërë edhe në nivel medial. Patëm edhe reagime të para disa jave të Ambasadës Amerikane të disa informacioneve si propagandë ruse. Por kjo nuk do të thotë që ne duhet të bëhemi reagues të shpejtë sidomos në raporte diplomatike”, tha ai.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit