Tironsa, ia ‘bëni hallall’ 30 MLN Lekë Erion Veliajt?! Me paratë e xhepave tuaj do pastrojë koshat dekorativë

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.02.2022, 17:56

Asnjë përgjegjësi për aferën 430 Milion Euroshe të inceneratorëve teksa paratë e bashkisë së Tiranës vazhdon t’i shpenzojë për pastrime koshash…shërbim ky i monopolizuar i Shkëlqim Fushës me të cilin sipas burimeve i ka prishur pazaret. Fusha është përfitues i miliardave të tenderave të këtij lloji në kryeqytet dhe ky shërbim duhej të ndahej në sekaione për pastrimin special e koshave dekorativë, përpos atyre normalë të cilët duket se nuk janë të përfshirë në shërbim.

Syrin, kryebashkiaku ia ka vënë koshave dekorativë, një tjetër shërbim ky për të cilin ka hapur një tender me vlerë 30 MLN Lekë. Pyetja që bie mbi qytetarët e varfër të Tiranës është: A ia bëni hallall paratë e xhepit tuaj kryebashkiakut për një shërbim të shpallur disa herë?!

Mafia e industrisë së pastrimit në vend, është një nga më të sofistikuarat pasi hije të forta dyshimi lidhen me faktin se kjo është një nga format më të përdorura të pastrimit të parave së bashku me sektorin e ndërtimit. Vetë zv/kryetari i bashkisë Arbër Mazniku ka bërë kërdinë me kompaninë Eco Tirana si administrator i saj duke u paguar me taksat tona dhe duke ua dhënë ato kompanive të oligarkëve të këtij objekti veprimtarie.

Pyetja është thjesht retorike, pasi Veliaj nuk ju pyet ju. Kryebashkiaku i ka vjelë këto para me lejen e votës tuaj, nga buxheti i bashkisë dhe e ka hapur tenderin, e ka gati për t’ia futur në xhep oligarkut të radhës.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit