I ‘hyn frika’ SHISH/ Me rroga 580 Milionëshe, Helidon Bendo siguron shëndetin me lekët e popullit

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 22.02.2022, 17:28

Të bërë publike pak muaj më parë në databazën e pagave, ajo më e larta në Republikë i përkiste një zyrtari të lartë të SHISH.

Ky personazh i cilësuar si anonim në databazën e publikuar ka një rrogë prej 58 074 817 lekësh të reja mujore. Ai mbetet si personazh pa informacion në kategoritë “Profesioni” dhe “Kategoria” me shënimin “E papërcaktuar”.

Sipas databazës, të punësuarit në këtë institucion shtetëror kanë rrogat më të larta në listën prej 637 mijë qytetarësh shqiptarë, ku 4 prej tyre variojnë me paga nga 40-90 Milionë Lekë në muaj.

Duket se publikimi i të dhënave sensitive i ka frikësuar në një farë forme zyrtarët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kreu Helidon Bendo dhe zyrtarët e këtij institucioni kanë hapur një tender me objekt sigurim shëndeti me vlerë rreth 23 MLN Lekë pa TVSH nga taksat e shqiptarëve, deri në datën 31 Dhjetor të 2022.

Rrogat e frikshme të këtyre zyrtarëve ishin të paparashikueshme deri në momentin e publikimit të databazës, teksa vlerat e tyre shokuan opinionin publik.

Me një rrogë aq të lartë të paguar nga taksat e popullit duket se këta zyrtarë sërish nuk kënaqen pa futur duart mirë në Buxhetin e Shtetit dhe duke ngrënë 23 MLN nga paratë që dalin nga xhepat e shqiptarëve për të siguruar shëndetin e tyre kur këtë pjesë minimale të rrogës mund ta shpenzonte secili individualisht për t’u siguruar.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit