Kumbaro i “vë traun” Syrit të Kaltër | Gati 333 MLN Lekë nga taksat tona për vendparkim makinash

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 21.02.2022, 19:48

Për shumë vite, rruga e aksesimit të Syrit të Kaltër në jug të vendit ka qenë një makth si për turistët e huaj edhe ata vendas. Probabiliteti që të çani gomat e automjetit tuaj janë shumë të larta sidomos nëse udhëtoni me makinë të ulët.

Pak kohë më parë, ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro e shpalli Park Kombëtar dhe në mënyrë kategorike ndaloi hyrjen e makinave në atraksionin e mrekullueshëm… Të paktën kështu thuhej deri në momentin e shpalljes së një tenderi mbi 333 Mln Lekësh të hapur së fundmi me taksat tona.

Tenderi ka si objekt: Ndërtimin e hapësirave publike për akomodimin e automjeteve dhe aksesimin e tyre në zonën e mbrojtur “Syri i Kaltër” dhe ofertat janë të hapura për oligarkët e zonës.

Ironia qëndron që MTM do i vërë traun me pagesë Syrit të Kaltër për vizitorët të cilëve do u duhet të paguajnë për të parkuar makinat e tyre nëse duan ta vizitojnë. Në tender nuk përmendet rregullimi i rrugës së lënë rrugëve, por vjelja e turistëve.

Padyshim që qeveria ka menduar për të gjitha, dhe për këtë do duhej një tender tjetër që kap miliarda po prapë me paratë tona.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit