Ditën e sotme regjisori i “Big Brother Vip” Eduart Grishaj dhe gruaja e tij Arbana Osmani duket se kanë “thumbuar” Donaldin përmes një Instagram Story në lidhje me humbjen e aktorit në BBV.
Që prej shpalljes si fitues të Ilirit, nëpër media dhe jo vetëm flitet për pakënaqësinë e Donaldit, i cili duket se pasi humbi BBV ka hequr dorë edhe nga emisioni që i dha TCH. Kujtojmë se mërzitja e aktorit për humbjen e tij nuk mund të mos vihej re edhe në finale. Ndërkohë, tashmë Arbana ka shpërndarë në llogarinë e saj të Instagramit deklaratën e Eduartit i cili ka thënë: “Ne jemi mësuar me këtë gjë, nuk njoh akoma një shqiptar që e ka pranuar humbjen. Ne kemi një problem shumë të madh për ta pranuar”.
Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një reagim nga ana e Donaldit.