“Këtu jam”, Qazim Osmani lajmërohet në Facebook pas arrestimit të vëllait

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.02.2022, 08:47

Një nga rrjetet më aktive të kontrabandës së kokainës në Evropë, i organizuar nga mafia shqiptare, e njohur si ‘Klani Osmani’ u kap në një aksion të madh ndërkombëtar.

Bashkim Osmani, vëllai i Qazim Osmanit i njohur si Felixi, është arrestuar në Gjermani.

Pas arrestimit të Bashkim Osmanit, përmes Facebookut është lajmëruar Qazim Osmani i njohur si Felixi, duke shkruar “Këtu jam”.

E në postimin e tij e ka përshëndetur këngëtari i njohur Shkëlzen Jetishi duke i thënë “Përshëndetje miku”, shkruan gazetainsajderi.

Sipas mediave gjermane, gjiganti mafioz i Hamburgut, është ndër të dyshuarit kryesorë që akuzohen për trafik droge të llojit kokainë dhe pastrim parash, në përmasa shumë të mëdha.

Arrestimi i Osmanit u krye me bashkëpunim të hetuesve të Hamburgut dhe Mallorkas, gjithashtu me ndihmën e FBI-së.

Qazim Osmani njihet si biznesmen që afarizmin e tij e ka të shtrirë në vende të ndryshme të Ballkanit dhe në Evropë, si dhe është përfolur për lidhjet e tij me këngëtare dhe moderatore serbe.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit