“Çmendet” Gjimshiti, i shënon dy gola për tre minuta ekipit grek dhe përmbys ndeshjen

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 17.02.2022, 23:28

Natë fantastike për Berat Gjimshitin. Futbollisti shqiptar ka shënuar sot dy herë me fanellën e Atalantës, duke ndihmuar skuadrën e tij që të përmbyste një ndeshje të komplikuar në Europa League ndaj Olimpiakos. Mbrojtësi i përfaqësueses shqiptare shënoi në minuta 61 dhe 63 të duelit, për të kthyer sfidën në shifrat 2-1 për ekipin e tij dhe duke i dhënë italianëve një fitore madhështore.

Ndaj nuk ishte aspak rastësi që edhe adresa zyrtare e Ligës së Europës në Twitter, të mos ngurronte ta cilësonte një hero të vërtetë mbrojtësin shqiptar i cili i dha suksesin skuadrës italiane. “Heroi i Atalantës Berat Gjimshiti! Dy gola në 2 minuta”, shkruante adresa zyrtare për futbollistin e përfaqësueses shqiptare.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit