Tritoli në shtëpinë e Armand Dukës, lirohet nga burgu Arlen Hasanaj

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 16.02.2022, 14:51

Është liruar nga burgu 36-vjeçari Arlen Hasanaj, i cili u arrestua si autor i dyshuar për vendosjen e tritolit në shtëpinë e Armando Dukës, presidentit të FSHF-së.

Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit për ndryshim të masës së sigurisë. Hasanaj tani do jetë në detyrim paraqitje. Provat e grumbulluara nga pala mbrojtëse u pranuan nga gjykata e cila ndryshoi masën e sigurisë. Kujtojmë se Arlen Hasanaj u arrestua, një ditë pas tritolit në shtëpinë e Armando Dukës. Ngjarja ndodhi në ditët kur Duka po sulmohej nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj. Këtij të fundit, po në të njëjtën ditë, i doli përgjimi ku 'shfrynte' ndaj FSHF-së.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit