Belgjika miraton propozimin për katër ditë pune në javë

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 15.02.2022, 23:03

Për të përmirësuar cilësinë e jetës së punonjësve, Belgjika pati njoftuar se mijëra nëpunës civilë federalë nuk do t'u përgjigjen më thirrjeve ose emaileve nga shefat e tyre jashtë orarit të punës. Rreth 65,000 punonjës të qeverisë fituan "të drejtën për t'u shkëputur", me shpresën për të pasur një ekuilibër më të mirë punë-jetë.

Tani, në një politikë tjetër për përmirësimin e performancës, punonjësit në Belgjikë do të kenë të drejtën e një jave pune katër-ditore. Paketa e reformës e rënë dakord nga qeveria e koalicionit shumëpartiak të vendit do t'u japë gjithashtu punëtorëve të drejtën të fikin pajisjet e punës dhe të injorojnë mesazhet në lidhje me punën pas orëve pa frikë nga "hakmarrja" e shefit.

Kryeministri belg Alexander de Croo tha në një konferencë për shtyp duke njoftuar paketën e reformave: "Ne kemi përjetuar dy vite të vështira. Me këtë marrëveshje, ne synojmë për një ekonomi që është më inovative, e qëndrueshme dhe dixhitale. Qëllimi është të jemi në gjendje t'i bëjmë njerëzit dhe bizneset më të fortë”. Aplikimi i reformave megjithatë mund të kërkojë muaj të tërë, pasi ligji duhet të kalojë në lexim të parë nga ana e deputetëve, para se të hyjë në fuqi.

Burimi: Forbes.com | Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit