Ditën e sotme do të raportojmë një tjetër denoncim të mbërritur në redaksinë e JOQ Albania, përsa i përket dy shoqërive mikrofinanciare Albanian Debt Consulting Agency (ADCA) dhe Micro Credit Albania (MCA).
Këto shoqëri së bashku me disa të tjera tejet të njohura, janë bërë subjekt i denoncimeve në media të ndryshme apo në emisione investigative përsa i përket personave që fshihen pas këtyre kompanive.
Një prej emisioneve investigative më të njohur, përkatësisht Top Story, i ka adresuar pronarët e këtyre kompanive shqiptare me fytyrë dhe emër.
Pavarësisht se në emër të tyre ka patur denoncime të pafundme, nuk është marrë asnjë masë dhe denoncimet e qytetarëve shqiptarë vazhdojnë të shtohen.
Denoncime të pafundme nga qytetarë të thjeshtë kanë “bombarduar” me fakte redaksinë e JOQ Albania, ku tregojnë se si këto shoqëri i kërkojnë që të paguajnë brenda 10 ditëve në të kundërt urdhri do i kalojë gjykatës dhe do të ekzekutohet nga përmbaruesi gjyqësor.
Më i fundit i mbërritur është ai i një qytetari shqiptar me banim në Greqi i cili shprehet se e kanë telefonuar nga institucioni i ashtuquajtur MCR për një kredi që supozohet që qytetari e ka marrë në vitin 2019, kur ky i fundit deklaron se në atë kohë nuk ka qenë në Shqipëri.
Njoftimi i ka mbërritur nga Kredo Finance dhe më pas shkruan se kredinë e ka kaluar tek kreditori i ri Micro Credit Risk shpk, duke e cilësuar debitor në shumën 46400 Lekë të reja.
DENONCIMI:
JOQ Albania zbardh për publikun emrat e pronarëve të disa prej kompanive në emër të të cilave kanë ardhur denoncime të pafundme.
Skema që këto kompani aplikojnë është e tillë: Blejnë kredi nga bankat e nivelit të dytë dhe me anë të përmbaruesve detyrojnë debitorët të marrin kredi të reja për të shlyer detyrimet, ose të paguajnë borxhet me vlerë disafish më të lartë.
Vetëm dy muajt e fundit janë bërë 4060 sekuestrime llogarish page familjarësh shqiptarë. Në lidhje me këtë çështje pati edhe një reagim të ashpër nga Dhoma e Përmbaruesve.
Ironia më e madhe në gjithë këtë histori është fakti se zyrat e ADCA dhe MCA janë vetëm 100 metra larg zyrave të SPAK.
Genc Sejko, Guvernatori i BSH, fare mirë në dijeni të këtyre skemave nuk ka lëvizur gishtin për t’i mbikëqyrur por ka lejuar të lulëzojnë me bekimin e Ilir Metës i cili propozoi rizgjedhjen e tij në postin e kreut të Bankës së Shqipërisë.
Rikujtojmë se emrat e këtyre personave përgjegjës për këto mashtrime janë bërë publike edhe nga emisionet investigative.
KLIKO LINKUN PËR VIDEON (MIN 42:30)
KLIKO PËR TË LEXUAR REAGIMIN E DHOMËS SË PËRMBARUESVE