Po meditonin në grup në plazh, mbyten nga dallgët 10 persona

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 15.02.2022, 18:26

Të paktën 10 persona kanë humbur jetën në Indonezi duke medituar në një plazh. Sipas mediave të huaja, një grup prej 23 personash ishin duke medituar duke mbajtur duart e njëri-tjetrit në një plazh në Payangan, kur 10 prej tyre u mbytën nga dallgët.

Batara Pangaribuan, guvernatori ushtarak i provincës tha për mediat e huaja se plazhi zakonisht ruhet dhe mbyllet pas perëndimit të diellit, por grupi arriti të futej brenda.

Burimi: www.tanea.gr | Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit