Shkencëtarët po marrin çdo shembull që mund të ndihmojë në parashikimin e së ardhmes së Covid, madje edhe një pandemi misterioze frymëmarrjeje që u përhap në fund të shekullit të 19-të.
Në maj 1889, njerëzit që jetonin në Buhara, një qytet që në atë kohë ishte pjesë e Perandorisë Ruse, filluan të sëmureshin dhe të vdisnin. Virusi i frymëmarrjes që i vrau u njoh si gripi rus. Ai përfshiu botën, duke zënë për fund spitalet dhe duke vrarë të moshuarit me egërsi.
Shkollat dhe fabrikat u detyruan të mbylleshin sepse shumë studentë dhe punëtorë ishin të sëmurë. Disa nga të infektuarit përshkruan një simptomë të çuditshme: Humbje të nuhatjes dhe shijes. Dhe disa nga ata që u shëruan raportuan një rraskapitje të vazhdueshme.
Gripi rus përfundoi disa vite më vonë, pas të paktën tre valësh infeksioni. Modelet e tij të infeksionit dhe simptomave kanë bërë që disa virologë dhe historianë të mjekësisë të pyesin tani: A mund të ketë qenë gripi rus në të vërtetë një pandemi e nxitur nga një koronavirus? Dhe a mund të na japë rrjedha e saj të dhëna se si do të zhvillohet dhe do të mbyllet pandemia jonë?
Nëse një koronavirus shkaktoi gripin rus, disa besojnë se patogjeni mund të jetë ende përreth, pasardhësit e tij qarkullojnë në mbarë botën si një nga katër koronaviruset që shkaktojnë ftohjen e zakonshme. Nëse është kështu, do të ishte ndryshe nga pandemitë e gripit, viruset e të cilave rrinë përreth për njëfarë kohe, vetëm për t'u zëvendësuar me variante të reja vite më vonë që do shkaktojnë një pandemi të re, raporton The Washington Post.