Dy influencere tuniziane të Tik-Tok po përballen me zemërim në vendin e tyre pasi kanë publikuar video të emigrantëve qê shkojnë në Evropë me anije në mënyrë të paligjshme. Chaima Ben Mahmoude, 21 vjeç publikoi një video ndërsa bënte kalimin nga Tunizia në Itali që kushton më shumë se 1,000 £ me të fejuarin e saj në një varkë të mbushur me emigrantë.

Në pamje, ajo buzëqesh së bashku me 23 emigrantë të tjerë ndërsa kërcen me muzikë rap në udhëtimin e vështirë nëpër Mesdhe. Mesdheu Qendror është rruga më vdekjeprurëse e migrimit në botë, me më shumë se 17,000 vdekje dhe zhdukje të regjistruara që nga viti 2014. Mijëra refugjatë janë të detyruar të marrin rrugën e vështirë për t'i shpëtuar luftës dhe varfërisë. Ben Mahmoude, e cila ka afro 140,000 ndjekës në Tik-Tok, pohoi se ishte 'detyruar' të bënte udhëtimin prej 117 miljesh (188 km), sepse fitonte vetëm 90 £ në muaj nga parukeria në Tunizi. Një muaj më parë, Sabee al Saidi, 18 vjeçe, postoi një foto të ngjashme të saj, e veshur me buzëkuq ngjyrë rozë të ndezur, teksa u rrëzua nga një varkë prej druri gjatë udhëtimit.

Dy gratë kanë ndezur polemika me postimet e tyre pasi tunizianët i kritikojnë ato për 'normalizimin' e një udhëtimi që lë mijëra të vdekur çdo vit. Miss al Saidi postoi një video të dytë në nëntor pas reagimit të ashpër duke këmbëngulur se ajo duhej të largohej nga Tunizia për shkak të 'kushteve të vështira sociale', duke shtuar se ajo nuk i inkurajoi të tjerët ta kopjojnë atë. Dhe tani kalimet e rrezikshme janë kritikuar nga ekspertë në mbarë botën për shkak se u kanë dhënë migrantëve të dëshpëruar një përshtypje joreale të jetës në Evropë.
Burimi:dailymail. Përktheu dhe përshtati: JOQ ALBANIA