Njohja e patentave shqiptare në Gjermani, këto janë dy kategoritë që përjashtohen

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 11.02.2022, 21:35

Anduena Stephan, konsulle nderi e Shqipërisë në Gjermani në landin e Rhinit të Veriut dhe Vestfalisë, ka folur në lidhje me vendimin e qeverisë gjermane për të njohur patentat shqiptare. Në një emision televiziv ajo tha se patentat do të njihen pothuajse pa kushte, por do të ketë dy raste përjashtuese.

Stephan tha:

Duhet ta ndajmë në dy pjesë, shqiptarët kanë pasur gjithnjë të drejtën të përdorin patentën e tyre deri në 6 muaj, ata që kishin rezidencën dhe më pas të bënin provimin. Me vendimin e sotëm, ky proces ka ndryshuar. Bëhet tani njohja e patentave shqiptare përmes një procesi të lehtësuar. Vendimi i sotëm pret Shqipërinë dhe Kosovën. Vendimi nuk ka një automatizëm, pra nuk ndryshon sot për nesër. Duhet të nënshkruhet marrëveshja nga dy palët, pritet brenda kësaj pranvere. Ky është procesi i radhës dhe vendimi i sotëm hyn në fuqi më pas. Vendimi për njohjen e patentave është marrë pa kushte, me përjashtim të dy përjashtimeve, për shoferët që kanë patentën AM, që kanë motoçikleta të vogla, kërkohet provim ekstra. Për shtetasit kosovarë nuk është e nevojshme. Për shkak të ngjashmërisë së legjislacionit dhe mënyrës si bëhen testet në dy vendet, do kenë shtyrë që të merret ky vendim. Është provim i thjeshtë në Gjermani dhe me kosto të ulët. Është pikë që duhet pasur parasysh. E dyta që është shumë e rëndësishme, është se patentat e të gjitha llojeve njihen por nuk ka një konvertim, një njohje automatike të klasit T, për automjetet në fushën e bujqësisë të një madhësie të veçantë. Për

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit