Djali i Ronaldos firmos me Manchester United, merr numrin e të atit

Shkruar nga: Bardh Kodheli | Publikuar më: 11.02.2022, 18:44

Cristiano Ronaldo Junior, djali i yllit portugez Cristiano Ronaldo, ka firmosur zyrtarisht për Manchester United Ronaldo i ri, i cili do të festojë 12-vjetorin e lindjes më 17 qershor, me rikthimin e të atit në “Old Trafford” nisi stërvitjet me kategoritë e të rinjve të Manchester United. Ai u prezantua së fundmi zyrtarisht si lojtar i ri i "Djajve të Kuq" së bashku me shokun e skuadrës Gabriel.

Cristiano Junior zgjodhi edhe numrin që do të vishte në fanellë, sigurisht të njëjtë me atë që mban babai i tij. Kujtojmë që gjyshja e tij Dolores Aveiro ka deklaruar më parë se idjaloshu është një lojtar më i mirë se Cristiano, kur ishte në moshën e tij. Këtë e dëshmojnë edhe golat e shumtë që shënon me moshatarët e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit