Pak ditë më parë, JOQ ALBANIA, publikoi foto nga jeta personale e shqiptarit të ekzekutuar në Ekuador, Ergys Dashit, i cili u vra me një plumb në kokë, teksa ishte duke drekuar në një nga restorantet e qytetit Guayaquil. Burime për JOQ bënë me dije se Ergys Dashi ishte në një lidhje me një vajzë nga Tirana dhe së shpejti do të bëhej baba.
Në redaksinë tonë mbërritën foto që, 34-vjeçari bënte me të fejuarën e tij, të cilat postoheshin në instagram nga kjo e fundit. Sipas një dëshmie, e fejuara e Ergys Dashit, është në muajin e 9-të të shtatëzanisë dhe shumë shpejt pritet që të lindë.
Ata udhëtonin të dy bashkë në shumë vende të botës, duke bërë jetë luksoze dhe dukeshin mjaft të lumtur. Mirëpo, kjo është vetëm njëra anë e historisë.
Menjëherë pas publikimit të lajmit, JOQ u kontaktua nga bashkëshortja e vërtetët e Ergys Dashit, e cila është me nënshtetësi italiane. Përmes një mesazhi ajo sqaron se ka qenë e martuar me 34-vjeçarin prej 11 vitesh dhe se bashkë kanë një vajzë.
Sipas bashkëshortes, e reja që shoqërohej me burrin e saj, është thjesht një vajzë që e donte të ndjerin vetëm për paratë që ai kishte.
Bashkëshortja e tij thotë:
Kujtojmë se ekzekutimi i Ergys Dashit lidhet me aktivitetin që ai kryente në Ekuador. Sipas autoriteteve ekuadoriane, Dashi ishte një nga drejtuesit më të rëndësishëm të trafikut të drogës në Evropë dhe në një pjesë të Azisë.
Historia e tij kriminale ishte aq e fshehur, saqë në Ekuador nuk kishte asnjë procedim penal dhe as nuk kërkohej nga drejtësia. Për këtë arsye, policia vendase ka treguar se ai ecte lirshëm nëpër rrugët e Guayaquil.