Reshje të shumta dëbore në qarkun e Dibrës, bllokohet rruga e Arbrit

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 07.02.2022, 23:57

Ishte paralajmëruar që pasditja dhe mbrëmja do sjellin rënie temperaturash dhe reshje dëbore në zonat veri-lindore dhe jug-lindore dhe kêshtu ka ndodhur. Prej pak orësh kanë nisur reshjet e borës në lartësinë mbi 900 metra mbi nivelin e detit në Qarkun e Dibrës. Kjo ka bërë që qarkullimi i automjeteve nga Tirana drejt Rrugës sê Arbrit të bllokohet. Trashësia e borës në bypassin e Murrizit ka arritur në 15 cm duke bërë të vështirë qarkullimin e automjeteve dhe të detyrojë autoritetet të bllokojnë hyrjen e automjeteve në fshatin Fshat në Klos dhe Bastar i Mesëm në Tiranë.

Kjo rrugë u inagurua me bujë të madhe më 29 nëntor nga kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku. Por dëshira e madhe për ta inaguruar këtë rrugë para se të përfundonte plotësisht ka nxjerrë në pah shumë problematike. Reshjet e borës bllokojnë menjëherë qarkullimin e automjeteve, ndërsa ngricat kthehen në një problem edhe më të madh për shkak të relievit.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit