Tak-Tak SPAK?! Lindita Nikolla ble 17 MLN Lekë lule me paratë e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.02.2022, 21:10

Nëse menduat se çudirat e pushtetarëve me paratë publike të popullit shqiptar sa vijnë e rrallohen, keni menduar gabim. Pasi Dritan Agolli përfundoi në SPAK për aferën klienteliste të 500 MLN Lekëve, duket se e ka tërhequr këmbën zvarrë për pushtetarët e tjerë të PS.

Sot do ju paraqesim një shkelje flagrante të kryer nga Kuvendi i Shqipërisë me në krye Lindita Nikollën.

Bëhet fjalë për një tender me objekt: “Blerje lule natyrale në vazo dhe shërbim për to”. Dokumentet e këtij tenderi nuk gjenden, por shkelja flagrante dhe abuzive me paratë e popullit qëndron në faktin se për të njëjtën procedurë prokurimi me vlerë Fondi Limit mbi 9 MLN LEKË PA TVSH janë shpallur dy fitues!

Pastrime Silvio shpk i Fiqiri Allmuçës (I cili pas skandaleve të publikuara, ia ka kaluar në letra kompaninë bashkëshortes së tij Bule Allmuçës) me ofertë fituese 8 MLN LEKË pa TVSH dhe Lefter Bizhga person fizik me vlerë 9 MLN LEKË pa TVSH.

Ironia në gjithë këtë çështje qëndron në faktin se Nikolla jo vetëm ka shkelur ligjin e prokurimeve publike haptazi dhe për këtë duhet të përballet me ligjin, por ka harxhuar nga taksat e shqiptarëve 17 MLN LEKË për buqeta me lule kur Fondi Limit i tenderit ishte sa gjysma e shumës së dhënë, para që dalin nga Buxheti i Shtetit.

Fakti sa qesharak edhe trishtues që këto privilegje të ekzagjeruara aristokratësh pushtetarët i kryejnë me taksat tona, është se Nikolla ndër të tjera, ka kërkuar nga një buqetë me lule të shtrira në zyrën e saj çdo ditë të hënë në orën 8 për 44 javë.

KËRKESË PUBLIKE SPAK: Duke qenë se për kryebashkiakun e Lushnjes u nis hetimi për abuzime me tenderat në vlerën 25 MLN LEKË, kur do nisë hetimi për shpërdorimin e fondeve publike për qejfet e kryetares së Kuvendit?!

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit