Tryeza e SHOW-t me sponsor Big Market/ Myftiu i Shkodrës refuzoi Ahmed Kalanë dhe Vullnet Sinajn

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 07.02.2022, 13:36

Ahmed Kalaja, përfaqësuesi i myslimanëve (?) dhe Vullnet Sinaj i Big Market në një ndenjë

Ditën e sotme u publikua në rrjetet sociale sequeli (pjesa e dytë) e asaj çfarë mund të quhet pa stepjen më të vogël, teatri me interesa individuale të dy palëve, ku njëra pretendon se përfaqëson komunitetin mysliman shqiptar dhe tjetra mirëqenien e konsumatorëve shqiptarë.

Por pas fotos së publikuar në Facebookun e tij, ku Kalaja dhe Sinaj ishin ulur në një tryezë, të gjithëve na shkon në mend një pyetje: Çfarë i bën bashkë një hoxhë dhe një deputet-oligark i cili prej vitesh u ka shitur qytetarëve ushqime të skaduara?!

Përgjigja është e thjeshtë: Show mediatik

Ahmed Kalaja nëpërmjet këtij postimi, u shet besimtarëve të devotshëm myslimanë figurën e ndaluesit të nxitjes së urrejtjes fetare, ndërsa Vullnet Sinaj u shet shqiptarëve idealin e deputetit-oligark jo-diskriminues, për të shpëtuar nga bojkotimi i besimtarëve myslimanë (shumicë në vend) rrjetin e gjerë të marketeve të tij kudo në Shqipëri.

Pasi historia e Elsës u bë fillimisht publike nga disa faqe të vogla që predikojnë besimin islam, dhe historia u denoncua në JOQ ku u trumpetua diskriminimi i vazhdueshëm nga Big Market i besimtarëve myslimanë, në mënyrë të papritur Kalaja hyn në lojë dhe e shet veten si shpëtimtar. Dje takoi presidentin e këtij marketi dhe sot ulët në tavolinë në shtëpinë e Elsës në Shkodër me pronarin Vullnet Sinaj dhe deputetin e PS për qarkun e Elbasanit.

Deputeti i Elbasanit në Shkodër?! Burime për JOQ Albania konfirmojnë se Myftiu i Shkodrës, Muhamed Sytari, ka refuzuar të jetë pjesë e kësaj tavoline propagande, ka refuzuar të përdoret për show, ku për hir të interesave personale, në tentativë tentohet t’u paraqitet popullit shqiptar harmonia fetare dhe mos-ekzistenca e diskriminimit fetar ndaj myslimanëve nga ky rrjet marketesh dhe drejtuesi i tyre.

IRONIA TEK MANIPULIMI I NGJARJES sipas Kalasë

“Në këtë takim patëm mundësi të sheshojmë cdo paqartësi në lidhje me situatën e krijuar orët e fundit, ku shumë nga deklarata u keqinterpretuan dhe qëndrimet e Big Market u hamendësuan.”-shkruan Kalaja.

Ai e quan situatën e krijuar si paqartësi ku deklaratat u keqinterpretuan dhe qëndrimet e BigMarket u hamendësuan. Por në reagimin e saj në lidhje me ngjarjen, vetë Elsa e ka konfirmuar diskriminimin që i është bërë për shkak se është e mbuluar me shami.

Vajza e ka pohuar se ishte një episod diskriminues fetar për shkak të mbulesës së saj dhe ajo si shumë të tjerë që kanë kërkuar punë në këtë market e kanë vuajtur këtë ndasi për shkak të fesë islame.

(Kjo nuk është e vetmja histori diskriminuese ndaj besimtarëve myslimanëve në Big Market, rasti i radhës gjatë ditës në vijim).

GJUHA E URRJETJES QË PËRDOR KALAJA NDAJ BESIMTARËVE MYSLIMANË QË KRITIKOJNË BIG MARKET

Ajo çfarë bën çudi është se Kalaja u drejtohet besimtarëve me terma fyes në fenë islamë, të gjithëve atyre që mendojnë ndryshe për ndërmjetësimin e tij.

Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit